Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi komunën e Dragashit

Në kuadër të agjendës së rregullt për vizita në Komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe  Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal z.  Slobodan Petrovic vizitoi  Komunën e Dragashit me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës z. Salim Jenuzi… 28 prill 2011

Në kuadër të agjendës së rregullt për vizita në Komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe  Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal z.  Slobodan Petrovic vizitoi  Komunën e Dragashit me ç’rast u prit nga Kryetari i Komunës z. Salim Jenuzi.

Gjatë vizitës në Komunën e Dragashit, Zëvendëskryeministri Petrovic u njoftua me  gjendjen e përgjithshmenë këtë Komunë, e cila është cilësuar se mjaft  stabile, por që ka nevojë për një mbështetje më të madhe nga Qeveria qendrore duke marrë parasysh faktin se përballët me probleme të ndryshme infrastrukturore.

Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se do  jetë zë i fuqishëm në kabinetin Qeveritar, për ti zgjidhur  problemet më të cilat preokupohen qytetarët, si dhe mbështetjen për të ofruar mundësi për investime në këtë Komunë.