Në agjendën e vizitave në Komuna, Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi edhe komunën e Fushë Kosovës ku u takua me Kryetarin e Komunës, z. Burim Berisha… 13 prill 2011, Prishtinë
Në agjendën e vizitave në Komuna, Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi edhe komunën e Fushë Kosovës ku u takua me Kryetarin e Komunës, z. Burim Berisha.
Gjatë takimit me Kryetarin Berisha, Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se MAPL nuk është vetëm Ministri që merret me decentralizmin por Ministri që mbështet dhe përkrah të gjitha komunat e Kosovës.
“MAPL nuk është ministri që merret vetëm me decentralizmin, unë jam këtu të dëgjoj nga ju për progresit dhe sfidat me të cilat përballet komuna juaj në mënyrë që të gjitha ti tejkalojmë bashkërisht” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, z. Burim Berisha