Në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic do të vizitojë Komunën e Gjakovës me ç’rast u prit nga kryetarja e komunës, znj. Mimoza Kusari-Lila. 19 shkurt 2014, Prishtinë
Funksionimi i komunës pas zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit komunal dhe emërimi i drejtorive përkatëse ishin temë diskutimi mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Kryetares znj. Mimoza Kusari –Lila.
Zëvendëskryeministri Petrovic premtoni mbështetje të pakursyer të MAPL-së për komunën e Gjakovës për realizmin e projekteve me prioritet për komunën dhe qytetarët. Duke potencuar se vetëm gjatë vitit 2013 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal bashkë me donatorët ka investuar në komunën Gjakovës vlerën prej një milion e 700 mijë euro në realizimin e projekteve të ndryshe.
“Në emër të Qeverisë së Kosovës premtoj mbështetje të pa rezervë për komunat e Kosovës me qëllimin që ë përmirësohet kualitetit I jetës për qytetarët” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë vizitës në Gjakovë.
Kryetarja Mimoza Kusari Lila, tha se aktualisht komuna e Gjakovës është duke bërë përgatitjet për aplikim në projekte dhe përgatitjen për konferencën e donatorëve, derisa ndër problemet kryesore mbeten problemet me çështjet pronësore