Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Gjilanit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petroviq, vizitoi edhe komunën e Gjilanit ku u takua me kryetarin  kësaj komune z. Qemajl Mustafa. 15 mars 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petroviq, vizitoi edhe komunën e Gjilanit ku u takua me kryetarin  kësaj komune z. Qemajl Mustafa.

Gjatë takimit me Kryetarin Mustafa, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të luaj rolin e avokatit, në mbështetjen e realizimit të projekteve që do të kenë prioritet përmirësimin e  jetës së qytetarëve.

"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të luaj rolin e avokatit, në mbështetjen e realizimit të projekteve që do të kenë prioritet përmirësimin e  jetës së qytetarëve. E di se kjo gjë nuk do të jetë shumë e lehtë për së bashku do të arrijmë të bashkëpunojmë ashtu si edhe deri më tani”-  u shpreh zv/kryeministri Petroviq gjatë takimit me kryetarin komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa.

Zv/kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq në kuadër të agjendës së tij nëpër komuna nesër do të vizitojë komunat: Novobërdë, Ranillugë dhe Kllokot.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors