Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi komunën e Graçanicës

Në vazhdën e vizitave në  komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petroviq ka qëndruar … 15 mars  2011, Prishtinë

Në vazhdën e vizitave në  komuna, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petroviq ka qëndruar në komunën e  Graçanicës ku është takuar z. Bojan Stojanoviç, kryetar i Komunës së Graçanicës.

Gjatë takimi me kryetarin e komunës së Graqanicës, Bojan Stojanoviq, Zv/kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, ka thënë se ndihet i privilegjuar se komuna e Graqanicës është një ndër komunat më të suksesshme.

"Vizita ime në këtë komunë ka për qëllim që t’ju inkurajojmë për punën e juaj tw deritashme si një ndër komunat më të suksesshme dhe këtë e them me plot përgjegjësi. Ne do të bashkëpunojmë dhe do të përkrahim projektet në këtë komunë, sepse pos procesit të decentralizimit kemi qëllim që të forcojmë komunat e reja duke siguruar jetë më të mirë për qytetarët –  theksoi zëvendëskryeministri Petroviq.

Ndërkaq kryetari i komunës së Graçanicës shprehu falënderim për këtë vizitë si dhe ndihmën që i ofroi, z. Petroviq për realizimin e projekteve në këtë komunë.

"Zv/kryeministri Petroviq, sot solli një lloj donacioni në vlerë prej 300 mijë eurosh, ku do të marrë pjesë edhe komuna me 100 mijë eurosh, kështu që pritet shumë shpejt të fillojmë implementimin e rrugës kryesore që kalon nëpër Graçanicë” – u shpreh. Z. Stojanoviq.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors