Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi komunën e Parteshit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic  vizitoi sot komunën e Parteshit, ku mori pjesë në hapjen solemne të sheshit qendror në Partesh.

27 maj 2013, Prishtinë
 
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Slobodan Petrovic  vizitoi sot komunën e Parteshit, ku mori pjesë në hapjen solemne të sheshit qendror në Partesh.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic uroi qytetarët e Parteshit  për këtë shesh, me dëshirën që kohën e tyre të lirë ta kalojnë në këtë vend me disponimin sa më të mirë të mundshëm.

“Projekti „Za lepše Kosovo“mundësoi këtë shesh  në qendër të këtij vendi dhe në këtë mënyrë  vetëm se ka mundësuar shtimin e bukurisë së këtij vendi . Me këto projekte nuk duhet të ndalemi dhe shpresoj se së shpejti do të marrin pjesë  edhe në projekte të tilla ”, ka thënë Zëvëndëskryeministri Petrovic.

Gjithashtu z. Petrovic  shfrytëzoi rastin  të bisedojë me banorët e kësaj komune për të parë se cilat janë problemet e tyre.

Në këtë ngjarje morën pjesë Zëvendëskryemiistri Petrovic  si dhe zyrtarë të lartë të KE në Kosovë, përfaqësues të  IOM-it, përfaqësues të komunës dhe banorët.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors