Zëvendëskryeministri I Kosovës dhe Ministri i Admsinitmrit të Pushteit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi komunën e Pejës me c’rast u prit nga Kryetari i Komunës z. Ali Berisha… 22 prill 2010
Zëvendëskryeministri I Kosovës dhe Ministri i Admsinitmrit të Pushteit Lokal, z. Slobodan Petrovic vizitoi komunën e Pejës me c’rast u prit nga Kryetari i Komunës z. Ali Berisha. Zëvendëskryesmintiri Petrovic tha se Komuna e Pejs me potencialet që ka do të jetë në priritetin e investimeve nga Minsitria e Admsinitrmit të Pushteit Lokal dhe bëri të ditur se MAPL ka ndarë mjete në vlerë prej 200 mijë euro për vazhdimin e projektit të ndërtimit të administratës komunale.
“Peja është qytet i njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj për resurset që ka dhe preokupim imi do të jetë që të gjejë donatorë, të cilët do të investojnë në këtë komunë e që do te ishin më interes për të gjithë qytetarët e saj”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërsa Kryetari i Pejës z. Ali Berisha, duke folur për të aritur at dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo komunë tha se Komuna e Pejës ka shënuar progres edhe ne intgrimin e komuniteteve.
“Kemi bërë progres në proceset e integrimit të gjitha komuniteteve në nivel vendi dhe kemi arritur të ndihmojmë në përmirësimin e kushteve të jetës të qytetarëve, në veçanti atyre nga radhët e komuniteteve”, tha Kryetari Berisha gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin Petrovic.