Në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic vizitoi sot komunat Pejë dhe Istog.
05 Korrik, 2013, Prishtinë
Në kuadër të vizitave të rregullta në komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic vizitoi sot komunat Pejë dhe Istog.
Në komunën e Pejës, Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga Kryetari i Komunës, z. Ali Berisha, me të cilin diskutuan lidhur me realizmin e projekteve me interes për qytetarët dhe rëndësinë e zbatimit të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.
Në takimin me Kryetarin e Komunës z. Ali Berisha, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, bazuar në mandatin ligjor, mbetet e përkushtuar në mbështetjen dhe monitorimin e komunave drejt fuqizimit të Qeverisjes Lokale në Kosovë.
Në kuadër të projekteve të realizuara në komunat e Kosovës, aktualisht, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga fondi i zhvillimit regjional ka nisur realizmin e projektit për zhvillimin e turizmit malor në komunat Peje-Deçan-Junik në vlerën prej 99,600.00 euro.