Gjatë vizitës në Komunën e Rahovecit, Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga kryetari i Komunës z. Idriz Vehapi me të cilin diskutoi për progresin e shënuar në komunë pas inaugurimit të institucioneve të reja lokale dhe identifikimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komunat. 19 shkurt 2014
Gjatë vizitës në Komunën e Rahovecit, Zëvendëskryeministri Petrovic u prit nga kryetari i Komunës z. Idriz Vehapi me të cilin diskutoi për progresin e shënuar në komunë pas inaugurimit të institucioneve të reja lokale dhe identifikimin e sfidave me të cilat ballafaqohet komunat.
Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Idriz Vehapi tha se bashkërendimi i aktiviteteve me nivelin qendror do te jetë prioritet gjatë mandatit të tij dhe respektimi i ligjeve nga ana e komunës gjeneron lehtësira e posaçërisht në fushën e integrimeve evropiane.
Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Kryetari i Komunës z. Idriz Vehapit diskutuan edhe për Ligjin për Hoqën e Madhe me ç’rast kryetari Vehapi theksoi se në këtë proces do ti respektojë të gjitha procedura ligjore në mënyrë që të shënohet progres në këtë fushë.