Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Vitisë

Pas vizitës së tij në Komunën e Kllokotit, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar komunën e Vitisë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Nexhmedin Arifi.

13 qershor 2013

Pas vizitës së tij në Komunën e Kllokotit, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vizituar komunën e Vitisë, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Nexhmedin Arifi.

Gjatë këtij takimi, Zëvendëskryeministri Petrovic është dakorduar me kryetarin e  Komunës së Vitisë,  z. Nexhmedin Arifi për realizimin e projektit për asfaltimin e rrugës “Flaka  e Janarit” në Viti.

“Ne mbështesim idetë dhe projektet tuaja dhe bashkë me kryetarin u dakorduam që bashkërisht të investojmë në projektin për asfaltimin e rrugës “Flaka e Janarit” në Viti, e cila ka një rëndësi të veçantë për faktin se është e qarkullueshme jo vetëm për qytetarët por pikërisht për nxënësit, u shpreh Zëvendëskryeministri Petrovic.

Ministri Petrovic, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Kllokotit, z. Sasha Mirkovic dhe kryetari i Komunës së Vitisë, z. Nexhmedin Arifi, më pas kanë vizituar varrezat ortodokse serbe në Viti, ku janë njoftuar më për së afërmi me punën që po bëhet në kuadër të pastrimit të këtyre varrezave, investim ky nga Qeveria  e  Kosovës, si dhe Kishën ortodokse serbe ”Sveti Petka”.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors