Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi komunën e Vushtrrisë

Pas vizitës në komunën e Obiliqit, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vazhdoi… 30 mars  2011, Prishtinë

Pas vizitës në komunën e Obiliqit, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri  i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic vazhdoi rrugëtimin në komunën e Vushtrrisë ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z. Bajram Mulaku dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq tha se ministria e administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë më këtë komunë dhe përpiqet që kjo komunë të jetë përfituese e realizimit të projekteve në të mirw të të gjithë qytetarëve.

"Është shumë me rëndësi që pos Ministrisë kemi edhe donatorë të jashtëm, unë do të besoj me ta mqë qëllim që edhe ju si komunë të jeni përfituese të këtyre granteve. Keni këtë mundësi dhe ju ftoj që ta shfrytëzoni sepse komuna e Vushtrrisë ka potencial të mjaftueshëm, meqë ndodhet në mes të dy qyteteve të mëdha dhe po ashtu është komunë e vogël me numër të madh banorësh” – tha Zëvendëskryeministri Petrovic, gjatë takimit me kryetarin e Vushtrrisë, z. Bajram Mulaku.

Në këtë takim po ashtu u bisedua edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë me ç’rast z. Mulaku, kryetar i komunës tha se tani janë bërë të gjitha përgatitjet dhe trajnimet e duhura, dhe shpreson se pjesë  e këtij regjistrimi do të jenë edhe komuniteti serb.