Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Komunën e Vushtrrisë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizituar Komunën e  Vushtrrisë, ku është takuar me kryetarin e komunës, z  Bajram Mulaku.

24 maj 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe Ministër  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizituar Komunën e  Vushtrrisë, ku është takuar me kryetarin e komunës, z  Bajram Mulaku.

Në këtë takim është biseduar për pozitën e komunitetit serb në këtë komunë, si dhe për realizimin e disa projekteve të reja .

Zëvendëskryeministri Petrovic e ka informuar Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Mulaku, se Ministria që ai udhëheq do ta ndihmojë Komunën e Vushtrrisë , para se gjithash pakicat të cilat jetojnë në këtë  trevë.

“MAPL me Komunën e Vushtrrisë ka pasur marrëdhënie të mira dhe kështu edhe do të vazhdojmë. Në bisedë me qytetarët e kësaj komune është  informuar për problemet që ata kanë. MAPL në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë është e gatshme t’i ndihmojë të gjithë qytetarë. Gjatë kësaj vizite në u kuptuam me Kryetarin e Komunës për realizimin e projekteve që do të ndihmonin në përmirësim të jetesës.  Projekti i parë është i natyrës  ekologjike, pastrimi i mbeturinave në komunë, të cilin shpresoj ta realizojmë sa më shpejtë”, tha Ministri Petrovic.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors