Në kuadër të vizitave të rregullta komunave, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrovic sot është takuar me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku. 06 mars 2014
Në kuadër të vizitave të rregullta komunave, Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal z.Slobodan Petrovic sot është takuar me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z.Bajram Mulaku.
Qëllimi i vizitës ka qenë sitauata aktuale në Komunën e Vushtrrisë, para se gjithash kur është në pyetje pozita e komunitetit serb si dhe projektet që do të mund të realizohen me qëllim të përmirësimit të jetës së komuniteteve në këtë komunë.
Petrovici tha se bashkëpunimi i deritanishëm në mes të Ministrisë së Administrimit te Pushtetit Lokal dhe komunës së Vushtrrisë ka qenë në nivel të lartë dhe ka shpreh dëshirën që ky bashkëpunim të vazhdohet në periudhën e ardhme.
Në takim ka marrë pjesë Drejtori i Zyrës për Çështje te Komuniteteve në kabinetin e Kryeministrit z.Srgjan Popovic.