Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku është takuar me kryetarin e komunës, z Bajram Mulaku.
24 maj 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku është takuar me kryetarin e komunës, z Bajram Mulaku.
Në këtë takim është biseduar për pozitën e komunitetit serb në këtë komunë, si dhe për realizimin e disa projekteve të reja .
Zëvendëskryeministri Petrovic e ka informuar Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë z. Mulaku, se Ministria që ai udhëheq do ta ndihmojë Komunën e Vushtrrisë , para se gjithash pakicat të cilat jetojnë në këtë trevë.
“MAPL me Komunën e Vushtrrisë ka pasur marrëdhënie të mira dhe kështu edhe do të vazhdojmë. Në bisedë me qytetarët e kësaj komune është informuar për problemet që ata kanë. MAPL në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë është e gatshme t’i ndihmojë të gjithë qytetarë. Gjatë kësaj vizite në u kuptuam me Kryetarin e Komunës për realizimin e projekteve që do të ndihmonin në përmirësim të jetesës. Projekti i parë është i natyrës ekologjike, pastrimi i mbeturinave në komunë, të cilin shpresoj ta realizojmë sa më shpejtë”, tha Ministri Petrovic.