Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi Manastirin e Deçanit

Me rastin e festës së Pashkëve, ditës më të lumtur krishtere, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic, dhe  kryetar i partisë SLS, i shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Ambasadorja Amerikane në Kosovë Tracey Jakobson dhe komandanti i  KFOR-it Folker Halbaur, vizitoi sot Manastirin e Deçanit. 5 maj 2013, Prishtinw

Me rastin e festës së Pashkëve, ditës më të lumtur krishtere, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal,  Slobodan Petrovic, dhe  kryetar i partisë SLS, i shoqëruar nga Presidentja e Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, Ambasadorja Amerikane në Kosovë Tracey Jakobson dhe komandanti i  KFOR-it Folker Halbaur, vizitoi sot Manastirin e Deçanit. Ata u pritën nga igumeni Sava Janjic dhe  monahu i Manastirit të Deçanit.

Zëvendëskryeministri  Petrovic  edhe një herë theksoi rëndësinë e festës së Pashkëve:

„Me porosinë e një të ardhme të përbashkët, tolerancës dhe respektimit të ndërsjellët të të gjithë atyre që jetojnë në Kosovë, erdha  këtu në Deçan së bashku me miqtë e mi  në ditën e Pashkëve, që simbolizon ringjalljen e Krishtit, ringjalljen e shpirtit  dhe besimin në Zot. Dëshiroj që nga ky vend t’iu uroj  Pashkët  të  gjithë  besimtarëve ortodoks, me porosinë që Pashkët ti kalojnë në paqe dhe harmoni me më të afërmit e tyre, si dhe me fqinjë, miqtë me përshëndetjen tradicionale krishtere: “Krishti u ngjall“, tha z. Petrovic.

Presidentja e Kosovës, znj. Jahjaga,  si dhe ambasadorja Amerikane Jakobson uruan Pashkët atit  Sava dhe të gjithë besimtarëve ortodoks.

Pas vizitës në Manastirin e Deçanit, Zëvendëskryeministri Petrovic vazhdoi vizitën për në Patriarkanën  e Pejës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors