14 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri Petrovic: Fëmijët janë pasuria më e madhe dhe unë ndihem i lumtur dhe krenar që dikur isha nxënës i kësaj shkolle me vlera të larta shoqërore.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
14 shtator 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri Petrovic: Fëmijët janë pasuria më e madhe dhe unë ndihem i lumtur dhe krenar që dikur isha nxënës i kësaj shkolle me vlera të larta shoqërore.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit edhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic ka vizitoi shkollën fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet.
Pritja e ngrohtë, takimi me drejtorin dhe personelin arsimor, ulja në bankë së bashku me nxënësit si dhe vizita nëpër ambientet e shkollës ishin pjesë e kësaj vizite e cila për Zëvendëskryeministrin më shumë ishte vizitë nostalgjike se sa protokollare.
"Ndihem krenar dhe i lumtur që, pas shumë vitesh, po kthehem sërish në shkollën time ku i kam vijuar mësimet për 8 vite me radhë”, tha Zëvendëskryeministri Petrovic para nxënësve të kësaj shkolle.
Duke vlerësuar se fëmijët janë e ardhmja për të cilën punohet sot Zwvendwskryeminsitri Petrovic i porositi nxënësit e klasës VIII-III, se duke mbushur ditarin me pesëshe do të kenë mundësi që në të ardhmen të arrijnë në pozita shumë të rëndësishme për të udhëhequr vendin.
Nxënësit e kësaj shkolle i bënë edhe pyetje Zëvendëskryeministrit Petrovic i cili përmes përgjigjeve të tij rikujtoi kohën kur edhe ai, si nxënës, ishte i ulur në bankat e kësaj shkolle.
Drejtori i shkollës “Hasan Prishtina” z. Milaim Berisha e informoi Zëvendëskryeministrin e Kosovës z. Slobodan Petrovic lidhur me gjendjen ekzistuese në këtë shkollë, dhe nënvizoi se vizita e sotme është treguesi më i mirë i rezultateve të kësaj shkolle prej të cilës tre ish-nxënës kanë arritur që sot të jenë ministra dhe njëri prej tyre edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, duke iu adresuar Zëvendëskryeministrit Petrovic.
Duke shprehur përkrahjen e tij modeste, Zëvendëskryeministri Petrovic ju dhuroi nxënësve të kësaj shkolle një kompjuter, pesë kopje të librit të sapo botuar “Princi i vogël”, si dhe dhjetë topa të basketbollit.
Në fund të vizitës Zëvendëskryeministri Petrovic tha se edhe në të ardhmen do të vazhdojë që me aktivitete praktike të përkrahë avancimin e sistemit të arsimit në Kosovë.