Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi sot kishën e Sveti Nikolës në Prishtinë

Zëvendëskryeministri  i  Kosovës  dhe Ministër  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, vizitoi  sot kishën e  Sveti  Nikolës   në  Prishtinë , me ç’rast mori mirënjohje  për bamirësi   dhe ndihmën  në përmirësimin dhe rinovimin e jetës shpirtërore në famullinë e Prishtinës.

07 nëntor 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri  i  Kosovës  dhe Ministër  i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, vizitoi  sot kishën e  Sveti  Nikolës   në  Prishtinë , me ç’rast mori mirënjohje  për bamirësi   dhe ndihmën  në përmirësimin dhe rinovimin e jetës shpirtërore në famullinë e Prishtinës.

Pas ceremonisë marrjes së mirënjohjes, Ministri Petrovic ka përshëndetur të pranishmit, duke i uruar të gjithë ata që kanë marrë këtë njohje. Ai theksoi se  edhe në të ardhmen  do të të vazhdojë të mbështesë me shpresë se për  çdo vit  do të rritet  numri i  besimtarëve

„Besimi na mbanë dhe është me rëndësi të madhe që të gjithë ne të tregojmë një vullnet të mirë për një të nesërme më të mirë si dhe një të ardhme më të mirë. Kam nderin të pranoj këtë  mirënjohje, sepse  vërtetë kam luftuar për të mbështetur përpjekjet e kishës, e cila ishte luftëtar i madh, dhe kjo duhet të theksohet, në rreshtimin e besimtarëve ", konsideroi Petrovic.

Pos, Zëvendëskryeministrit  të Kosovës, Slobodan Petrovic,  mirënjohje morën edhe:  Ambasadorja e SHBA/ve në Kosovë, shkëlqesia e saj Tracy ann Jakobson, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic,  Ministri për Punë Sociale dhe Politikë, Nenad Rashic, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sasha Rashic, Lejla Kolenovic, zyrtare/ USAID,  Milosh Jovanovic, zyrtar/ kisha Sv. Nikola, dy murgeshat që jetojnë në këtë kishë dhe  Moniki Bland, sekretare e tretë e Ambasadës amerikane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors