Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, vizitoi sot kishën e Sveti Nikolës në Prishtinë , me ç’rast mori mirënjohje për bamirësi dhe ndihmën në përmirësimin dhe rinovimin e jetës shpirtërore në famullinë e Prishtinës.
07 nëntor 2012, Prishtinë

Pas ceremonisë marrjes së mirënjohjes, Ministri Petrovic ka përshëndetur të pranishmit, duke i uruar të gjithë ata që kanë marrë këtë njohje. Ai theksoi se edhe në të ardhmen do të të vazhdojë të mbështesë me shpresë se për çdo vit do të rritet numri i besimtarëve
„Besimi na mbanë dhe është me rëndësi të madhe që të gjithë ne të tregojmë një vullnet të mirë për një të nesërme më të mirë si dhe një të ardhme më të mirë. Kam nderin të pranoj këtë mirënjohje, sepse vërtetë kam luftuar për të mbështetur përpjekjet e kishës, e cila ishte luftëtar i madh, dhe kjo duhet të theksohet, në rreshtimin e besimtarëve ", konsideroi Petrovic.
Pos, Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Slobodan Petrovic, mirënjohje morën edhe: Ambasadorja e SHBA/ve në Kosovë, shkëlqesia e saj Tracy ann Jakobson, Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomic, Ministri për Punë Sociale dhe Politikë, Nenad Rashic, Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sasha Rashic, Lejla Kolenovic, zyrtare/ USAID, Milosh Jovanovic, zyrtar/ kisha Sv. Nikola, dy murgeshat që jetojnë në këtë kishë dhe Moniki Bland, sekretare e tretë e Ambasadës amerikane.