Zëvendëskryeministri Petrovic viziton Komunat Prizren, Suharekë dhe Lipjan 10 mars 2011, Prishtinë Petrovic: Jam… Petrovic: Jam i lumtur që sot jam këtu për faktin se qyteti i Prizrenit njihet si qytet me tradita të mëdha, me potencial të madh, jo vetëm në Kosovë po edhe më gjerë. Premtoj se do ta keni mbështetjen e Qeverisë dhe të ministrisë që drejtoj për realizmin e shumë projekteve me interes për të gjithë qytetarët
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Sllobodan Petrovic, në kuadër të vizitave zyrtare në komuna, ka vizituar komunat Prizren, Suharekë dhe Lipjan, me ç’rast është takuar me kryetarët e komunave.
Gjatë vizitës së tij në komunën e Prizrenit, Zëvendëskryeministri Petroviq ka premtuar mbështetje në realizimin e projekteve të propozuara nga komunat, projekte këto që do të ndikojnë ne përmirësimin e jetës së qytetarëve.
"Jam i lumtur që sot jam këtu për faktin se qyteti i Prizrenit njihet si qytet me tradita të mëdha, me potencial të madh, jo vetëm në Kosovë po edhe më gjerë. Premtoj se do ta keni mbështetjen e Qeverisë dhe të ministrisë që drejtoj për realizmin e shumë projekteve me interes për të gjithë qytetarët” tha Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërkaq kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja e falënderoi z. Petrovic, duke thënë se bashkëpunimi me MAPL-në do të vazhdojë edhe më tutje.
Në kuadër të agjendës së vizitave në komuna, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, ka vizituar edhe komunën e Lipjanit dhe Suharekës ku u takua me kryetarët, Shukri Buja dhe Blerim Kuci .
"Dëshirojmë t’i ndihmojmë komunës së Lipjanit, meqë kjo komunë është ndër komunat multi etnike dhe për realizimin e projekteve më interes për qytetarët do ta keni përkrahjen time” tha Zëvendëskryeministër dhe Ministër i MAPL-së ” z. Petrovic gjatë takimit me kryetarin Shukri Buja. .
Gjatë takimit me kryetarin Blerim Kuci, Zëvendëskryeministri Petrovic tha: “Ju ftoj që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen në mënyrë që të sigurojmë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët sepse suksesi juaj është edhe suksesi ynë”.
Edhe krerët e komunës së Lipjanit dhe Suharekës z. Shukri Buja dhe z. Blerim Kuci shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm duke shpresuar se MAPL-ja do të luaj rol të rëndësishëm në mbështetje të realizmit të shumë projekteve.