Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic viziton Zyrtarët e Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Iniciativën për Komuna Demokratike dhe efektive/DEMI, ka organizuar punëtori për Zyrtarët e punësuar në Zyrën Administrative në Mitrovicën e Veriut.

16 korrik 2012, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Iniciativën për Komuna Demokratike dhe efektive/DEMI, ka organizuar punëtori për Zyrtarët e punësuar në Zyrën Administrative në Mitrovicën e Veriut.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic  u takua me Kryesuesen e zyrës Administrative, Adrijana Hoxhiq si dhe përshëndeti zyrtarët e pranishëm në këtë punëtori.

Ministri Petrovic i uroi Zyrtarët për detyrat që kanë marrë duke iu premtuar përkrahje nga Ministria që ai drejton si dhe iu uroi suksese në punët që i presin, gjithnjë në shërbim sa më cilësor për qytetarët.

Temat për të cilat është organizuar punëtoria për Zyrtarët e Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut, ishin Legjislacioni Bazë për funksionimin e Pushtetit Lokal si dhe Planifikimi dhe Ndarja e Buxhetit.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors