Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Iniciativën për Komuna Demokratike dhe efektive/DEMI, ka organizuar punëtori për Zyrtarët e punësuar në Zyrën Administrative në Mitrovicën e Veriut.
16 korrik 2012, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Iniciativën për Komuna Demokratike dhe efektive/DEMI, ka organizuar punëtori për Zyrtarët e punësuar në Zyrën Administrative në Mitrovicën e Veriut.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic u takua me Kryesuesen e zyrës Administrative, Adrijana Hoxhiq si dhe përshëndeti zyrtarët e pranishëm në këtë punëtori.
Ministri Petrovic i uroi Zyrtarët për detyrat që kanë marrë duke iu premtuar përkrahje nga Ministria që ai drejton si dhe iu uroi suksese në punët që i presin, gjithnjë në shërbim sa më cilësor për qytetarët.
Temat për të cilat është organizuar punëtoria për Zyrtarët e Zyrës Administrative të Mitrovicës së Veriut, ishin Legjislacioni Bazë për funksionimin e Pushtetit Lokal si dhe Planifikimi dhe Ndarja e Buxhetit.