Zëvendëskryeministri Petroviq priti znj. Azza El Abd, U. D. drejtoreshë e USAID-it 18 mars 2011… 18 mars 2011 Prishtine
Zëvendëskryeministri dhe Ministri I Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq, priti në një takim njoftues znj. Azza El Abd, U.D drejtoreshë e USAID.
Në këtë takim Zëvendëskryeministri Petroviq falënderoi, znj. El Abd për përkrahjen dhe mbështetjen e deritashme në realizimin e shumë projekteve nga ana e USAID-it.
"Ne nuk jemi ministri vetëm e decentralizimit dhe themelimit të komunave të reja, por edhe ministri që punon në përmirësimin e jetës së qytetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës. Deri më tani kemi pasur projekte të përbashkëta të realizuara në partneritet me USAID-in, dhe presim që edhe në të ardhmen të kemi mbështetjen tuaj, sepse na duhet përkrahja e juaj”, u shpreh Zv/kryeministri Petroviq gjatë takimi me znj. El Abd, U. D drejtoreshë e USAID-it.
Ndërkaq znj. El Abd, pas një prezantimi që bëri në lidhje me punën dhe përgjegjësitë e USAID, ndaj komunave tha se në bashkëpunim me komunat dhe MAPL-në, do të punojnë edhe më tutje sidomos në ngritjen e kapaciteteve nëpër komuna.