Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Procesi i dialogut është shumë i rëndësishëm, kualitativ dhe shumë i vështirë. Dialogu po ndodh në momentin e aspiratave të Prishtinës dhe Beogradit për të hyrë në Bashkimin Evropian.
Pas kthimit në Prishtinë, pas bisedimeve të lodhshme dhe të pasuksesshme, keni deklaruar se besoni se do të vij deri te përfundimi pozitiv i dialogut?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Procesi i dialogut ështe shumë i rëndësishëm, kvalitativ dhe shume i vështirë. Dialogu po ndodh në momentin e aspiratave të Prishtinës dhe Beogradit për të hyrë në Bashkimin Evropian . Mu për këtë, ky dialog është i rëndësishëm, sepse historikisht është i lidhur me Ballkanin e ri dhe me mënyrën e re të të menduarit . Duke pasur këto fakte parasysh, vërtet jam optimist se do të gjendet zgjedhja e cila të gjithë neve bashkërisht do të na ofrojë ka Bashkimi Evropian.
Vërejtja më e madhe e kryeministrit Daqiq dhe e Zëvendëskryeministrit Vuciq është se Prishtina, pra Hashim Thaçi nuk po hjekin dorë nga kërkesat maksimale dhe principet “gjithçka për asgjë”?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Mendoj se bëhet fjalë për shpjegimin e ligjit dhe të drejtës . Të dyja palët po bëjnë lëshime, dhe të jeni të sigurtë për këtë sepse ishim të pranishëm aty. E di që të dy palët theksojnë vijat e kuqe, por në të vërtet vijat e kuqe nuk ekzistojnë. Nga ana tjetër , ajo që është e dukshme se Prishtina e ka përkrahjen më të madhe të fuqive të mëdha, pra mbështetjen më të mirë në këto negociata. Mendoni se të gjithë do të bëjnë gjithçka, në mënyrë që të nxjerrin maksimumin nga negociatat, por kjo duhet të vlerësohet me mençuri se kush sa mundet të kërkojë në këtë proces. Gjithashtu mendoj, se dërgohen mesazhe të panevojshme, se pranimi ose mos pranimi do të jetë një katastrofë. Nuk e kuptoj, pse gjithë kjo histeri rreth diçkaje që Serbia faktikisht ka humbur ,me mossuksesin në Rambuje dhe me marrëveshjen e Kumanovës. Këtë, të gjithë ne e dimë, qysh prej 14 viteve. Edhe një herë e theksoj se të gjithë duhet ta dinë që rezultatet e bisedimeve janë arritur me përpjekjen maksimale të dy kryeministrave , që për anët e tyre të nxjerrin maksimumin. Tani faktori më i rëndësishëm është koha, dhe pritet përgjigja nga Beogradi.
Z. Petrovic, a përfaqësoni ju mendimin e serbëve për kompetencat e bashkimit të komunave serbe në mënyrën si kërkon Beogradi?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Para se gjithash ideja për asociacionin e komunave është model shumë i mirë. Këtu fjala është më tepër si të jetësohet ai model, realizimi i asaj marrëveshjeje,dhe a kishte me qenë i gatshëm veriu për kësisoj asociacioni. Ajo që di unë është e interesat e serbëve mund të mbrohen përmes institucioneve dhe çdo lloj i vetizolimit, e që për fat keq disa po e preferojnë , do të kishte pasur pasoja të paparapara për komunitetin serb. Serbëve të Kosovës i duhen më shumë kapacitete, kjo është e sigurt, dhe për këtë Beogradi do të kishte mundur të ndihmojë. Ajo çka duhet të bëj Beogradi është se duhet të punojë në forcimin e bashkësisë serbe, në mënyrë që të bëhen faktor politiko-ekonomik . Si të tillë në institucionet kosovare do të kishin mundësinë që me të madhe ti zgjedhin problemet që nuk janë zgjedhur deri më tani. Sa i përket pjesëmarrjes sonë në institucionet kosovare, mendoj se edhe kjo nuk është ideale, por është shumë më efikase se që ka qenë para disa viteve. Kjo shihet në infrastrukturë më të mirë, rruga, shkolla më të mira, çerdhe etj. Më tepër se 3000 persona i kemi punësuar, me qindra ndërtesa i kemi ndërtuar, për të kthyerit dhe gjendje dhe ata në gjendje të rëndë sociale. Është shumë me rëndësi që të kemi bashkëpunim më të me Beogradin zyrtar. Për fat të keq, deri më tani nuk kemi pasur bashkëpunim dhe komunikim të mirë, por shpresojmë që kjo shpejt do të ndryshojë, sepse kjo është mënyra praktike që bashkërisht ti zgjedhim çështjet e serbëve në Kosovë. Me vjen keq që ende nuk është mundësuar kjo edhe më herët, sepse sot procesi i dialogut do të kishte zgjidhje kualitative .
Hashim Thaçi ka deklaruar se pa marrëveshje të dyja palët do të ishin humbëse. Çka po humbë Prishtina?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Dua edhe një herë të potencoj, se besoj se kompromisi është i mundshëm. Si pjesëmarrës i këtyre negociatave jam i njoftuar me energjinë e të d y palëve për marrëveshje. Mbetet që Beogradi ta japë përgjigjen finale, duke marre parasysh rrethanat që ekzistojnë në Serbi. Jam dëshmitar i këtij procesi në Bruksel dhe gatishmërisë se të dy kryeministrat do të duhej t’i pastrojnë të kaluarën e keqe. Sa i përket pjesëmarrjes sime, do të angazhohem që të shfrytëzoj ndikimin tim dhe t’u ndihmoj edhe kryeministrit Thaçi edhe kryeministrit Daciq, për të arritur marrëveshjen, sepse as Serbia, e as Kosova, as serbët nga Kosova nuk do të kenë shpejt kësisoj rasti. Besoj se do ta arrijnë marrëveshjen dhe ne këtë rast të gjithë do të jenë fitues.
Mediet e kanë përcjellur kërcënimin e Hashim Thaçit, se me force do të vendosë qeverisjen në veri të Kosovës, nëse nuk nënshkruhet marrëveshja . Këshilltari i kryeministrit, Azem Vllasi në këtë është i qartë . Si i shpjegoni këto kërcënime?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Mendoj se këto gjëra nuk shkojnë në favor të këtij procesi. Para se gjitha mendoj se disa media që transmetojnë këto informata, nuk i përkasin realitetit. Është e sigurt se nëse eventualisht nuk arrihet marrëveshja në Bruksel, situata nuk do te jetë më e mirë . Sigurisht për kësisoj aktiviteti as Prishtina, as askush nuk do të jetë i gatshëm, dhe as planifikon.
A është deri të martën pas dite afati i fundit të deklarohen palët,a po është i mundur ndryshimi i qëndrimit të Prishtinës në lidhje me pozicionin e datës dy prill?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Nuk do të isha lidhur vetëm me të martën . Besoj se gjatë javës së ardhshme do të gjendet zgjedhja. Nuk do të ketë aty shumë ndryshime,por për çdo rast, ajo çka është e vërteta e hidhur dhe realiteti që kemi, që të gjitha ofertat që i kemi pasur, kanë ndihmuar që mundësia e përgjegjës të jetë më e vështirë.
Çfarë janë njohuritë tuaja? A ka pasur kontakte diplomatike me Uashingtonin dhe Brukselin në pesë ditët e fundit ?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: PO, ajo këtu nuk është asnjë risi, ky aktivitet është prezent para se të ketë filluar ky proces dhe kjo është plotësisht e logjikshme. Mirë është që është kështu. Është shumë i rëndësishëm roli i SHBA në këtë proces, sepse ndikimi i tyre është i madh në Kosovë dhe rreth Kosovës. Është i rëndësishëm, jo vetëm për arritjen e marrëveshjes, por edhe për realizimin e marrëveshjes së arritur.
Për fund, a është pozicioni juaj ne ekipin negociator i rëndësishëm për palën serbe, apo është vetëm alibi e palës shqiptare?
– Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic: Jo. Ajo çka është e qartë që ne si parti nga fillimi e kemi përkrahur shumë këtë proces. Ky proces ka filluar dhe shpresoj realisht se do të japë rezultatet e veta, dhe në këtë mënyrë do ta arsyetojmë drejtësinë e politikës sonë. Në këtë proces nuk është shtyer askush pa dëshirë. Në këtë proces jemi para se gjithash për shkak të përgjegjësisë dhe obligimeve para qytetarëve tonë , që kanë dhënë votën dhe para se gjithash mendoj në komunitetin serb. Gjithsesi pjesëmarrja e serbëve që janë në institucionet kosovare është shumë e rëndësishme para se gjithash, për shkak të garancës së Serbëve që jetojnë në Kosovë në rend të parë të atyre që jetojnë në jug në kushte shumë më të vështira .