Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në Konferencën e organizuar nga zyra e Kryeministrit “Kremtimi i ditës Ndërkombëtare Rome”… 08 Prill 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në Konferencën e organizuar nga zyra e Kryeministrit “Kremtimi i ditës Ndërkombëtare Rome”.
Konferencën e hapi kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili shprehu mirënjohje për punën efektive të zyrës së Komuniteteve, zyrë kjo e cila vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit.
"Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të mbështes projektet që do të implementohen për të përmirësuar jetën e komunitetit rom andaj ju garantoj angazhimin tonë më qëllim të përmirësimit edhe në edukim dhe shkollim” theksoi Kryeministri Thaçi.
Duke ju uruar Ditën Ndërkombëtare komunitetit rom, zëvendëskryeministri Petroviq, tha se Qeveria e Kosovës ndjen obligim dhe përgjegjësi të madhe për integrimin e romëve, por kjo nuk munc të ndodh brenda natës, andaj kërkohet kohë.
"Kërkoj tejkalimin e të gjitha paragjykimeve të cilat ekzistojnë në shoqëri , në të cilën rolin kryesor e kemi secili nga ne si individualisht ashtu edhe nga sektori joqeveritar. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe pakicave është një është një parakusht i rëndësishëm për stabilitetin social dhe politik si dhe zhvillimin ekonomik. Trashëgimia kulturore e komunitetit rom është trashëgimi e të gjithë qytetarëve të Kosovës, si trashëgimi e komuniteteve tjera që jetojnë në të. Kultura dhe multi-kulturalizmi është një nga faktorët e rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë. Unë nga pozita ime si zëvendëskryeministër ju premtoj se kjo qeveri ka për obligim të sigurojë jetë më të mirë dhe më të sigurtë për të gjitha komunitetet”-u shpreh zëvendëskryeministri Petrovic.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe Christopher Rowan, Zëvendës i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar. Ai përgëzoi komunitetin rom për Ditën Ndërkombëtare duke theksuar se ndihet i lumtur, që komuniteti rom tani ka kushte më të mira, sepse qeveria e Kosovës ka krijuar mekanizma për integrimin e romëve .
"Gëzohem që shoh këto grupe punuese që punojnë për komunitetin rom, andaj edhe mbështetja e Bashkësisë Ndërkombëtarë nuk do të mungojë” u shpreh. Z. Rowan.
Në anën tjetër, Zylfi Merxha, përfaqësues i komunitetit rom, pasi falënderoi folësit pararendës, theksoi pakënaqësitë e tij në lidhje me respektimin e të drejtave të komunitetit rom. Por njëherit ai tha se shpreson në fjalët që u thanë më herët dhe se tani e tutje ky komunitet do të gëzoj të drejta që meriton.