11 mars 2013, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në takimin e sotëm të organizuar nga Ministri i drejtësisë Hajredin Kuqi me përfaqësuesit e UNDP-së dhe KFOS-/it.
Ky takim ishte si lajmëtar i ofrimit të mbështetjes Qeverisë së Kosovës me ndihmën e projekteve, KFOS dhe UNDP të cilët me kënaqësi kanë konfirmuar ofrimin e mbështetjes Qeverisë së Kosovës në krijimin e një shërbimi profesional dhe të paanshëm civil nëpër fazën më të re të projekteve të CDF.
Zëvendëskryeministri, z. Slobodan Petrovic falënderoi me rastin e shpalljes së këtij projekti , si dhe shprehu kënaqësinë e tij me rastin e vazhdimit të bashkëpunimit.
Në këtë takim përveç Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, të pranishëm ishin edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagcillar, Zëvendësministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Osnat Lubrani dhe Përfaqësues i KFOS-it, Luan Shllaku.