Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic priti në takim z. Bernd Borchardt shef i ri i misionit EULEX

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti sot në takim, z. Bernd Borchard, Shef i ri i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë/ EULEX.

01 mars 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, priti sot në takim, z. Bernd Borchard, Shef i ri i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë/ EULEX.

Në këtë takim është biseduar kryesisht rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë me theks të veçantë për sigurinë e komuniteteve në Kosovë.

Dhuna e tanishme në Veri të Kosovës është cilësuar e papranueshme dhe me këtë rast, Zëvendëskryeministri Petrovic ka kërkuar nga misioni EULEX të punojë me ngulm dhe përkushtim, në mënyrë që kryesit e veprave kriminale të arrestohen dhe të sillen para drejtësisë.

Po ashtu, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic e informoi shefin e ri të misionit EULEX, z. Borchardt, lidhur me punën e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore.