Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic shpërblehet me titullin Ambasador i Paqes nga Federata Universale për Paqe

Slobodan Petrovic: "Jam shumë i lumtur që ju arritët të njiheni me përpjekjet e mia për të stabilizuar rrethanat, unë gjithmonë përpiqem për të dërguar një mesazh paqeje, jo  debate dhe jo  kursesi urrejtje dhe nxitje të urrejtjes. Sinqerisht e falenderoj Federatën e paqes universale, e cila  më nderuan sot me këtë çmim të bukur".

Prishtinë 29 Maj 2012

Zëvendëskryeministri  i  Kosovës z. Slobodan Petrovic u shpërblye sot me titullin Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Universale.

"Jam shumë i lumtur që ju arritët të njiheni me përpjekjet e mia për të stabilizuar rrethanat, unë gjithmonë përpiqem për të dërguar një mesazh paqeje, jo  debate dhe jo  kursesi urrejtje dhe nxitje të urrejtjes . Sinqerisht e falenderoj Federatën e paqes universale, e cila  më nderuan sot me këtë çmim të bukur – tha Ministri  Petrovic, duke shtuar  se për të njohur  vlerat e njerëzve  tjerë, ne  së pari duhet të kemi vlerat tona.

Ky çmim u nda në kuadër të organizmit të Konferencës Evropiane të lidershipit “Parimet dhe praktikat për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan”, e organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqe Botërore dhe e mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa pati për qëllim trajtimin e temave lidhur me parimet dhe praktikat për një siguri  të qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkan dhe krijimin e kushteve  të qëndrueshme të sigurisë në Ballkan, parakushtet për zhvillim dhe integrimin në EU.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors