Slobodan Petrovic: "Jam shumë i lumtur që ju arritët të njiheni me përpjekjet e mia për të stabilizuar rrethanat, unë gjithmonë përpiqem për të dërguar një mesazh paqeje, jo debate dhe jo kursesi urrejtje dhe nxitje të urrejtjes. Sinqerisht e falenderoj Federatën e paqes universale, e cila më nderuan sot me këtë çmim të bukur".
Prishtinë 29 Maj 2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Slobodan Petrovic u shpërblye sot me titullin Ambasador i Paqes nga Federata e Paqes Universale.
"Jam shumë i lumtur që ju arritët të njiheni me përpjekjet e mia për të stabilizuar rrethanat, unë gjithmonë përpiqem për të dërguar një mesazh paqeje, jo debate dhe jo kursesi urrejtje dhe nxitje të urrejtjes . Sinqerisht e falenderoj Federatën e paqes universale, e cila më nderuan sot me këtë çmim të bukur – tha Ministri Petrovic, duke shtuar se për të njohur vlerat e njerëzve tjerë, ne së pari duhet të kemi vlerat tona.
Ky çmim u nda në kuadër të organizmit të Konferencës Evropiane të lidershipit “Parimet dhe praktikat për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan”, e organizuar nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Grave për Paqe Botërore dhe e mbështetur nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa pati për qëllim trajtimin e temave lidhur me parimet dhe praktikat për një siguri të qëndrueshme në Kosovë dhe në Ballkan dhe krijimin e kushteve të qëndrueshme të sigurisë në Ballkan, parakushtet për zhvillim dhe integrimin në EU.