Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u takua me përfaqësues të partive politike në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe/SLS, z. Slobodan Petrovic, sot, ka mbajtur një takim punues me temë: Reforma zgjedhore. 

29 mars 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe/SLS, z. Slobodan Petrovic, sot, ka mbajtur një takim punues me temë: Reforma zgjedhore. 

Në takim ishin të pranishëm: z. Hashim Thaçi kryetar i PDK-së, z.  Bexhet Pacolli, kryetar i AKR-së, z. Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, z. Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së,  z. Albin Kurti, kryetar i VETËVENDOSJE-s, dhe z. Mahir Yagcilar, kryetar i KDTP-së.

Po ashtu në takim morën pjesë edhe: znj. Mimoza Kusari-Lila, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, z. Blerim Shala, koordinator në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe  znj. Paivi Nikander, zëvendësshefe e OSBE-së në Kosovë.