Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u takua me Sekretarin Shtetëror të Britanisë së Madhe z. William Hague

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, sot është takuar me Sekretarin Shtetëror të Britanisë së Madhe,  z. William Hague. 25 tetor 2012, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, sot është takuar me Sekretarin Shtetëror të Britanisë së Madhe,  z. William Hague.

Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Sekretarin Britanik, për hapjen dhe funksionimin e zyrës në veri të Mitrovicës, për pozitën e minoriteteve në Kosovë, formimin e komunës së re, si dhe për Ligjin për Hoqën e  Madhe, ndërkaq, tha se Pakoja e Ahtisarit do të përmbyllet me formimin e komunës së re të Mitrovicës.

Po ashtu, Ministri Petrovic vlerësoi si shumë të rëndësishëm Dialogun Prishtinë-Beograd, ndërkohë që Sekretari Britanik, z. William Hague tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është  është thelbësor për të dyja vendet për ecjen drejt BE-së.
   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors