Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, sot është takuar me Sekretarin Shtetëror të Britanisë së Madhe, z. William Hague. 25 tetor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, sot është takuar me Sekretarin Shtetëror të Britanisë së Madhe, z. William Hague.
Në këtë takim, Zëvendëskryeministri Petrovic e njoftoi Sekretarin Britanik, për hapjen dhe funksionimin e zyrës në veri të Mitrovicës, për pozitën e minoriteteve në Kosovë, formimin e komunës së re, si dhe për Ligjin për Hoqën e Madhe, ndërkaq, tha se Pakoja e Ahtisarit do të përmbyllet me formimin e komunës së re të Mitrovicës.
Po ashtu, Ministri Petrovic vlerësoi si shumë të rëndësishëm Dialogun Prishtinë-Beograd, ndërkohë që Sekretari Britanik, z. William Hague tha se dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është është thelbësor për të dyja vendet për ecjen drejt BE-së.