Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic vizitoi varrezat e dëmtuara në Kllokot

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, së bashku me z. Sasha Mirkovic, kryetar i Komunës së Kllokotit vizituan sot, varrezat ortodokse në Kllokot,  të dëmtuara një natë më parë.

21 janar, 2013, Prishtinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, së bashku me z. Sasha Mirkovic, kryetar i Komunës së Kllokotit vizituan sot, varrezat ortodokse në Kllokot,  të dëmtuara një natë më parë.

“Jam këtu si Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal të dënoj këtë akt jo njerëzor dhe të përpiqemi që së bashku të gjejmë një zgjidhje që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, as këtu dhe as një në një vend tjetër”- theksoi Ministri Petrovic.

Gjatë takimit edhe më qytetarë të Kllokotit, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petrovic premtoi se Ministria e Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit do të ndihmojnë financiarisht familjet për rregullimin  e varrezave të dëmtuara.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors