Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe Ministri Rexhepi pritën në takim Ambasadorët e trupave të NATO-s

Zëvendëskryeministri Petrovic  “Zbatimi  i  procesit të decentralizmit në Veri është zgjedhja më ë mirë për stabilizimin e situatës  në Veri”

15 tetor 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri Petrovic  “Zbatimi  i  procesit të decentralizmit në Veri është zgjedhja më ë mirë për stabilizimin e situatës  në Veri”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme,  z. Bajram Rexhepi, pritën sot në takim  Ambasadorët e trupave të NATO-së,  z. Bénédict de Cerjat nga Zvicrra,  Pia  Rontala Enberg nga Finlanda, z. Karl Schramek nga Austria, znj. Veronica Wand-Danielson nga Suedia dhe z. Leonid Keyserlin nga Komanda e KFOR-it në Kosovë.

Duke prezantuar të arriturat në procesin e decentralizimit në komunat Gracanicë, Partesh, Ranillug dhe Kllokot,  Zëvendëskryeministri Petrovic tha zbatimi i procesit të decentralizimit në Veri është zgjedhja më e  mirë për stabilizimin e situatës  në Veri.

“Zbatimi  i  procesit të decentralizmit në Veri është zgjedhja më ë mirë për stabilizimin e situatës  në Veri” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Ambasadorët e trupave të NATO-s.

Në takimin me Ambasadorët e trupave të NATO-s Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi tha se bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe Misionin  e  EULEX-it është në nivel mjaft të mirë dhe se është  e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministrat Petrovic dhe Rexhepi i njoftuan Ambasadorët edhe për mjetet që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Veriun dhe thanë  se këto mjete janë të dedikuara për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Gjatë takimit me Ambasadorët e trupave të NATO-s,  Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Ministri Rexhepi kërkuan mbështetjen e NATO-s dhe Brukselit për zgjedhjes e  situatës në Veri  të Mitrovicës duke theksuar se nevoja për vendosjen  rendit dhe sigurisë janë të domosdoshme.

Ambasadorët e trupave të NATO-së shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të KFOR-it dhe NATO-s për Kosovën.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors