Zëvendëskryeministri Petrovic “Zbatimi i procesit të decentralizmit në Veri është zgjedhja më ë mirë për stabilizimin e situatës në Veri”
15 tetor 2011, Prishtinë
Zëvendëskryeministri Petrovic “Zbatimi i procesit të decentralizmit në Veri është zgjedhja më ë mirë për stabilizimin e situatës në Veri”
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, pritën sot në takim Ambasadorët e trupave të NATO-së, z. Bénédict de Cerjat nga Zvicrra, Pia Rontala Enberg nga Finlanda, z. Karl Schramek nga Austria, znj. Veronica Wand-Danielson nga Suedia dhe z. Leonid Keyserlin nga Komanda e KFOR-it në Kosovë.
Duke prezantuar të arriturat në procesin e decentralizimit në komunat Gracanicë, Partesh, Ranillug dhe Kllokot, Zëvendëskryeministri Petrovic tha zbatimi i procesit të decentralizimit në Veri është zgjedhja më e mirë për stabilizimin e situatës në Veri.
“Zbatimi i procesit të decentralizmit në Veri është zgjedhja më ë mirë për stabilizimin e situatës në Veri” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Ambasadorët e trupave të NATO-s.
Në takimin me Ambasadorët e trupave të NATO-s Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi tha se bashkëpunimi i Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe Misionin e EULEX-it është në nivel mjaft të mirë dhe se është e nevojshme që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ministrat Petrovic dhe Rexhepi i njoftuan Ambasadorët edhe për mjetet që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Veriun dhe thanë se këto mjete janë të dedikuara për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Gjatë takimit me Ambasadorët e trupave të NATO-s, Zëvendëskryeministri Petrovic dhe Ministri Rexhepi kërkuan mbështetjen e NATO-s dhe Brukselit për zgjedhjes e situatës në Veri të Mitrovicës duke theksuar se nevoja për vendosjen rendit dhe sigurisë janë të domosdoshme.
Ambasadorët e trupave të NATO-së shprehën gatishmërinë për mbështetje të mëtutjeshme të KFOR-it dhe NATO-s për Kosovën.