Prishtinë, 27.10.2020
Sot, dy Zëvendësministret e MPL znj. Fatbardha Emini dhe znj. Magbule Shkodra morën pjesë në lansimin e Projektit ‘’I SEE’’ i mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, i cili synon të përmirësojë pozitën e grave në ekonomi dhe tregun e punës në komunat e rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt.
Zëvendësministret znj. Emini dhe znj. Shkodra shprehen gatishmërinë e MPL-së për avancimin e barazisë gjinore me theks të veçantë për sigurimin e përfaqësimit të barabartë në nivelin lokal. Po ashtu kërkuan që sipas mundësive nga ky projekt në të ardhmen të ofrohen mundësi për avancimin e grave në fushën e teknologjisë informative.