Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare “KOHA”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “KOHA”, z. Elbasan Racaj për financimin e projektit "Përfaqësimi i qytetarëve në komunë përmes themelimit të këshillave lokale". 26 prill 2017, Prishtinë
 
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “KOHA”, z. Elbasan Racaj për financimin e projektit "Përfaqësimi i qytetarëve në komunë përmes themelimit të këshillave lokale".
 
Qëllimi i projektit është bashkëpunimi me Komunën e Klinës për themelimin e 7 këshillave lokale: Ujmirë, Zllakuqan, Sferkë, Drenoc, Budisalc, Gllarevë dhe Jashanicë në përputhje me rregulloren komunale për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane të miratuara nga Kuvendi i Komunës së Klinës.