Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Bajram Gecaj priti në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë z. Ferhat Dinosha

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim e Ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë z.Ferhat Dinosha me të cilin biseduan për bashkëpunimin shtetëror mes dyja vendeve. 16 shkurt 2017, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim e Ambasadorin e Malit të Zi, në Kosovë z.Ferhat Dinosha me të cilin biseduan për bashkëpunimin shtetëror mes dyja vendeve.
 
Gjatë takimit, Zëvendësministri Gecaj e njoftoi Ambasadorin Dinosha me përgjegjësitë dhe objektivat strategjike të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe veprimet  që janë ndërmarrë në avancimin e qeverisjes lokale në Kosovë.

Zëvendësministri Gecaj dhe Ambasadori Dinosha, me theks të veçantë diskutuan për marrëdhëniet e mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në veçanti për bashkëpunimin e ndërsjellë të të dyja vendeve në realizimin e aspiratave  përbashkëta  për integrim në Bashkimin Evropian.

Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha tha se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen duke investuar bashkërisht në çështje me interes të përbashkët që lidhin Republikën e Kosovës dhe Malit të Zi.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors