Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, z. Bajram Gecaj priti në takim Ministrin për Çështje të Komunave të Mbretërisë së Jordanisë, z. Walid Masri.
20 tetor 2015, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal, z. Bajram Gecaj priti në takim Ministrin për Çështje të Komunave të Mbretërisë së Jordanisë, z. Walid Masri.
Zëvendësministri Gecaj e njoftoi Ministrin nga Jordania, z. Walid Masri lidhur me proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, me fokus strategjinë e qeverisjes lokale të MAPL-së dhe aktivitetet tjera që ndërlidhen me veprimtarinë e ministrisë.
Në takim u diskutua edhe për procesin e decentralizmit në Kosovë dhe principet mbi të cilat është zhvilluar ky proces. Pjesë e diskutimeve në këtë takim ishin edhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave lidhur me procesin e reformës së qeverisjes lokale në mes të Republikës së Kosovës dhe Jordanisë.