Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim përfaqësues nga Komuna e Ranillugut në përbërje të z. Vladica Aritonivic, Nënkryetar i Komunës, z. Sasa Aleksic, Kryesues i Kuvendit të Komunës dhe z. Davor Petkovic, Drejtor i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Sport, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
23 shkurt 2017, Prishtinë

Në takim u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po përballet aktualisht komuna e Ranillugut siç janë problemet të cilat lidhen me menaxhimin e pronës komunale dhe çështjet pronësore, lirimin i veturave të komunës nga doganat dhe projektet për investimet kapitale.
Në takimin me përfaqësuesit e komunës së Ranillugut, Zëvendësministri Gecaj tha se bazuar në rolin dhe mandatin që ka Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për komunat, MAPL do të vazhdojë të jetë në dispozicion të komunave në tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen komunat.