Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Bajram Gecaj priti në takim përfaqësues nga komuna e Ranillugut

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim përfaqësues nga Komuna e Ranillugut në përbërje të z. Vladica Aritonivic, Nënkryetar i Komunës, z. Sasa Aleksic, Kryesues i Kuvendit të Komunës dhe z. Davor Petkovic, Drejtor i Drejtorisë për Arsim, Kulturë, Sport, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

23 shkurt 2017, Prishtinë

Në takim u diskutua lidhur me sfidat me të cilat po përballet aktualisht komuna e  Ranillugut siç janë problemet të cilat lidhen me menaxhimin e pronës komunale dhe çështjet pronësore, lirimin i veturave  të komunës nga doganat dhe projektet për investimet kapitale.

Në takimin me përfaqësuesit e komunës së Ranillugut, Zëvendësministri Gecaj tha se bazuar në rolin dhe  mandatin që ka Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes për komunat, MAPL do të vazhdojë të jetë në dispozicion të komunave në tejkalimin dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen komunat.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors