Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Basri Musmurati dhe Sekretari i Përgjithshëm z.Besnik Osmani vizituan Komunën e Prizrenit Gjakovës dhe fshatin Rogovë të Hasit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati dhe sekretari i përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pas vendimit të Qeverisë për inicimin e procedurave për themelimin e Komunës së Hasit, realizuan takime të ndara…

Prishtinë: 17 maj 2013

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati dhe sekretari i përgjithshëm, z. Besnik Osmani, pas vendimit të Qeverisë për inicimin e procedurave për themelimin e Komunës së Hasit, realizuan takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Ramadan Muja dhe Kryetarin e Komunës së Gjakovës z. Pal Lekaj, si dhe me përfaqësues të këshillit iniciues të fshatit Rogovë dhe fshatrave për rreth.

Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi rreth vendimit të Qeverisë që rezulton  me realizimin e obligimit ligjor për konsultim me Kryetar të Komunave dhe përfaqësues të lokaliteteve për të cilat pretendohet të themelohet komuna e re.

Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe nikoqirët u dakorduan për realizimin e takimeve edhe në një të ardhme të afërt, lidhur me obligimet që dalin nga legjislacioni përkatës në fuqi, për themelimin e komunave të reja.

Po ashtu, në takim është diskutuar për  caktimin e pikave kontaktuese nga Komunat përkatëse si dhe nga përfaqësues të fshatit Rogovë dhe fshatrave për rreth, lidhur me realizimin e bashkëpunimit të plotë për realizimin e hapave në vijim.

Në takim u tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të vazhdojë të mbetet e hapur për të gjithë akterët, në mënyrë që të ekzistojë një bashkëpunim i mirëfilltë dhe procesi i themelimit të Komunës së re të Hasit, të finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors