Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoni ku u takua me Ministrin e Pushtetit Lokal, Nevzad Bejta dhe deputetin ne Kuvendin e Maqedonisë, z. Xhevat Ademi.
06 korrik 2012
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoni ku u takua me Ministrin e Pushtetit Lokal Nevzad Bejta dhe deputetin ne Kuvendin e Maqedonisë, z. Xhevat Ademi.
Teme kryesore e këtij takimi ishte vazhdimi i aktiviteteve të parapara për komponentën e bashkëpunimit ndërkufitar, posaçërisht ndërtimi i objektit dhe hapja e vendkalimit kufitar në Stanishiq të Karadakut që do të shërbeje si urë lidhëse mes Regjionit të Anamoravës dhe Shkupit.
Në këtë projekt me rëndësi për të dyja vendet, pala kosovare I ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme , ndërsa pala maqedonase pritet së shpejti ti përfundojë detyrimit për realizimin e këtij projekti.
Zëvendësministri i MAPL-së z. Basri Musmurati tha se pala kosovare do të fillojë ndërtimin e autostradës Prishtinë- Hani i Elezit posa të përfundojnë të gjitha procedurat e nevojshme.
Lidhur me bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë, Ministri Pushtetit Lokal të Maqedonisë z. Nevzad Bejta tash se Maqedonia e ka në programin e saj Qeveritar ndërtimin e autostradës në linjat Shkup deri në Bllacë.
Të dyja palët u dakorduan se mbetet prioritet i të dyja Ministrive të Pushtetit Lokal, Kosovës dhe Maqedonisë, që të forcohet bashkëpunimi ndërkufitar dhe të shtohen fondet e BE-së për implementimin sa më efikas të këtij projekti që është në interes për qytetarëve të të dyja vendeve.