Në përmbyllje të Javës së Gruas, në panelin e dedikuar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për fuqizimin e grave dhe vajzave dhe avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, zëvendësministri Batusha ka theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka punuar ngushtë me komunat për ta integruar perspektivën gjinore në qeverisjen lokale dhe për ta bërë barazinë gjinore pjesë të planifikimit, vendimmarrjes dhe matjes së performancës komunale.
Disa nga rezultatet konkrete në nivel lokal janë:
21 komuna kanë raportuar se zbatojnë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor;
21 komuna kanë Plan Lokal të Veprimit të kostuar për Barazi Gjinore;
26 komuna kanë të emëruar zyrtarë për barazi gjinore;
24 komuna kanë krijuar mekanizma koordinues kundër dhunës në familje;
Në 17 komuna është hartuar Plani Lokal i Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ndërsa 6 komuna të tjera janë në proces të hartimit të tij.
Gjithashtu, përmes integrimit të indikatorëve të barazisë gjinore në Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale, ministria monitoron përfaqësimin e grave në administratë dhe vendimmarrje, pjesëmarrjen e tyre në konsultime publike, buxhetimin e përgjegjshëm gjinor dhe mekanizmat lokalë për avancimin e barazisë gjinore.
Në fund, zëvendësministri Batusha ka përmbyllur fjalën e tij duke nënvizuar se ‘Kur institucionet qendrore dhe komunat punojnë së bashku, dialogu shndërrohet në veprim dhe partneriteti në rezultate konkrete për gratë dhe vajzat në Kosovë.




