Në fshatin Ropotovë e madhe/Komuna e Ranillugut, u organizua Komiteti i pestë drejtues Zvicër-Kosovë, përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim/LOGOS.
Në këtë takim ishin të ftuar Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati, Përfaqësues nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovë/AKK, si dhe kryetarët e komunave partnere: Han i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Viti.
Më këtë rast, Zëvendësministri Musmurati ka përshëndetur të pranishmit duke falënderuar Komunat për një bashkëpunim të mirë dhe të mëtutjeshëm me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“MAPL vazhdon të bashkëpunojë me komunat e Kosovës dhe brenda buxhetit përpiqet të vlerësojë projekte të ndryshme të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në përmirësimin jetës së qytetarëve, por edhe në ngritjen e kapaciteteve komunale” – theksoi zëvendësministri Musmurati.
Në vazhdim, Norbet Pijls, koordinator i projektit LOGOS, prezantoi Raportin vjetor 2011 dhe Planin Vjetor të Veprimit 2012 për komunat e përzgjedhura partnere në Kosovën Jug-lindore: Han i Elezit, Kaçanik, Kllokot, Kamenicë, Novobërdë, Partesh, Ranillug, Shtërpcë dhe Viti.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Kamenicës, z. Shaip Surdulli dhe nënkryetari i Komunës Han i Elezit, i kërkuan
Zëvendësministrit Musmurati, të ndikojë në Kuvend dhe të lobojë për aprovimin sa më të shpejtë të Ligjit për ndërmarrjet publike .
Në fund të takimit, Koordinatori i LOGOS-it, Norbert Pijls, nënshkroi kontratat me komunat që kanë përfunduar dorëzimin e dokumentacionit të projektit për investim në vlerë prej 40 mijë euro për secilën komunë.
Takimi i radhës është caktuar të mbahet rreth muajit shtator.