Zëvendësministri i MAPL-së z. Bajram Gecaj priti në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë z. Laszlo Markusz

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim  Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në vend dhe thellimin e bashkëpunimit shtetëror mes të dyja vendeve. 22 maj 2017, Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, priti sot në takim  Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, z. Laszlo Markusz, me të cilin biseduan për zhvillimet politike në vend dhe thellimin e bashkëpunimit shtetëror mes të dyja vendeve.

Zëvendësministri Gecaj shprehu mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen që ka dhënë Hungaria për Kosovën.

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, z. Markusz, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në të gjitha projektet me interes për institucionet dhe qytetarët e Kosovës dhe tha se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Kosovës dhe Hungarisë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.