18 dhjetor 2018, Prishtinë
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Beqir Fejzullahu, ka qenë pjesë e takimit me Këshillin Ekzekutiv të Forumeve të Sigurisë në Bashkësi të Republikës së Kosovës, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mbështetur nga OSBE.

Në këtë takim u prezantua raporti i përmbledhur me të gjeturat dhe konkluzionet lidhur me vlerësimin e kapaciteteve operacionale të forumeve të sigurisë në bashkësi në të gjitha komunat, si rezultat i tetë tryezave të organizuara gjatë këtij viti në nivel të Kosovës.

Me këtë rast, zv. ministri Fejzullahu tha se “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si organ mbikëqyrës, mbështetës dhe monitorues i Komunave të Republikës së Kosovës në bazë të mandatit ligjor që buron nga Ligjet bazike për Qeverisjen Lokale si dhe nga shtojca XII e Rregullores 02/2011 nga Fushat e përgjegjësisë Administrative të Zyrës së kryeministrit në fund të çdo viti kalendarik përpilon Raportin e Funksionimit të Komunave, i cili raport përfshinë edhe punë e KKSB-së.

Themelimi i KKSB-së bazën e ka në ligjin për Policinë, ndërsa procedurat e themelimit, përbërjen, mënyrën e funksionimit dhe obligimet e KKSB-së janë të përcaktuara me Udhëzim Administrativ Nr.27/2012 MPB dhe UA\03\2012 MAPL-së.
Për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi përmes këtij dokumenti është synuar që të rritet vetëdijësimi i zyrtarëve Komunal për ndikimin e instrumenteve të kontrollit formal dhe joformal shoqëror, për të krijuar një ambient të qetë dhe të sigurtë për qytetarët.
KKSB-ja është themeluar në 34 Komuna të Republikës së Kosovës, ndërsa këto Këshilla nuk janë formuar në katër Komunat Veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në të ardhmen në rolin mbështetës dhe në përputhje me objektivat strategjike për vetëqeverisje lokale, do të angazhohet që t’i mbështesë Komunat e Republikës së Kosovës që të ketë progres në punën e KKSB-së, shtoi zv.ministri Fejzuallahu.