Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendësministri Musmurati në takim me z. R.Bryan Marcus Zyrtar i çështjeve politike

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati është takuar me z. Bryan Marcus, zyrtar i çështjeve politike në ambasadën e SHBA në Kosovë.

20 maj 2013, Prishtinë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Basri Musmurati është takuar me z. Bryan Marcus, zyrtar i çështjeve politike në ambasadën e SHBA në Kosovë.
 
Takimi kishte për qëllim diskutimin rreth themelimit të Komunës së re të Hasit.

Me këtë rast Zëvendësministri, Musmurati e njoftoi z. Markus për vendimin e qeverisë dhe inicimin e  procedurës ligjore të themelimit të komunës së re. Ai tha se MAPL ka filluar kontaktet me Komunën e Prizrenit dhe të Gjakovës si dhe me banorët e fshatrave të përreth të Hasit.
 
Zëvendësministri Musmurati shtoi se hasianët plotësisht pajtohen për themelimin  e komunës së re, por mbetet se ku do të vendoset dhe për këtë Qeveria e Kosovës do të ketë kujdes të veçantë. Veçmas sa i përket qëndrueshmërisë ekonomike dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors