Sot, në ambientet e Ministrisë, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati priti në takim delegacionin nga Republika e … Prishtinë, 02 qershor 2011
Sot, në ambientet e Ministrisë, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Basri Musmurati priti në takim delegacionin nga Republika e Irlandës i përbërë nga përfaqësues të sektorit komunal, të policisë dhe atij të komuniteteve.
Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave midis dy vendeve me theks të veçantë në angazhimin e institucioneve qendrore dhe lokale në ofrimin e mëtejmë dhe në integrimin e komuniteteve të ndryshme në jetën shoqërore dhe institucionale.
Me këtë rast Zëvendësministri Musmurati e njoftoi delegacionin nga Republika e Irlandës lidhur me angazhimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me prioritetet e punës së MAPL-së sa i përket procesit të decentralizimit, krijimit dhe funksionimit të komunave të reja si dhe lidhur me reformën e qeverisjes lokale.
Gjithashtu, duke vlerësuar si shumë të dobishme informatat e ofruara në takim, delegacioni irlandez prezantoi disa nga përvojat që ata kanë në vendin e tyre në aspekt të koordinimit të aktiviteteve midis aktorëve relevant me qëllim të gjetjes së pikave bashkëpunuese midis komuniteteve, veçanërisht në rrafshin lokal.
Në fund të takimit u ritheksua se, edhe në të ardhmen, do të shikohen mundësi konkrete për shkëmbim të përvojave me qëllim të gjetjes së praktikave më të mira për avancimin e mirëqenies së qytetarëve të të dyja vendeve.