Prishtinë 16.09.2020
Zëvendësministrja e MPL znj. Fatbardha Emini dhe Sekretarja e Përgjithshme e MPL-së znj. Rozafa Ukimeraj kanë pritur në takim shefen e zyrës së UN Women në Kosovë znj. Vlora Nushi me ç ‘rast kanë diskutuar për avancimin e barazisë gjinore në Kosove dhe projektet që Un Women po realizon në nivelin lokal.

Po ashtu në këtë takim është rikonfirmuar edhe njëherë gatishmëria e MPL-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin për promovimin e drejtave dhe rolit të gruas në Kosovë edhe sa i përket përkrahjes për projektin e mbështetur nga SIDA, sa i përket buxhetimit të përgjithshëm gjinor në nivel lokal si dhe përgatitjet për projektin rajonal për avancimin e të drejtave gjinore që do të implementohet përmes IPA3.

Ne këtë takim gjithashtu janë ndarë informacionet lidhur me veprimet që janë ndërmarrë për të siguruar përfaqësimin e barabartë gjinor në Komuna dhe Ministri.