Sot, Zëvendësministrja e MPL-së znj. Emini është takuar me Kryetarin e Komunës së Pejës z. Gazmend Muhaxherri me ç’rast së bashku kanë vizituar nga afër punimet që kanë filluar në Pejë falë bashkëpunimit të MPL-së dhe Komunës.
Në vitin 2020 MPL në komunën e Pejës është duke financuar projektin: “Asfaltimi i rrugëve në fshatin Vitomiricë” në vlerë prej 50,000.00 euro, ndërsa Totali i investimeve nga MPL në Komunën e Pejës për vitet 2017, 2018, 2019, dhe 2020 është 293,582.00 €
Po ashtu në vitin 2020 MPL në bashkëfinancim me DEMOS në komunën e Pejës janë duke u implementuar këto projekte;
• Ndriçimi në fshatrat Leshan,Gllaviqice,Kliqinë,Ramun dhe Jabllanicë(50,000.00€)
• Ndriçimi në fshatrat Buqan dhe Kosuriq (50,000.00€)
• Ndriçimi në fshatrat Radavc dhe Novosellë (60,000.00€)
• Ndriçimi në fshatrat Poqeste,Millovanc,Kerstoc,Vragoc dhe Pishtan (60,000.00€)
• Ndriçimi në lagjet Haxhi Zeka, Kristal, 2 Korrik dhe 7 Shtator – Pejë (80,000.00€)
• Ndriçimi në Qender, Dardani, Kapeshnice edhe Lagjen Mahmutaj -Pejë (60,000.00€)
• Ndriçimi në fshatrat Nabërgjan dhe Qyshk (71,558.00€)
• Rregullimi i Hapësires Publike në fshatrat Zahaq dhe Llabjan (70,000.00€)
• Rregullimi i Hapësires Publike prej Urës Gurit deri te Enti për Urbanizëm Pejë (150,000.00€)
• Rregullimi i Hapësirës Publike dhe Ambulancës në Kryshec,dh e ndriçimi në poliklinën e Vitomiricës (40,000.00€)
• Ndriçimi prej rampës deri te Birraria – Pejë (60,000.00€)
• Ndriçimi prej Kombinatit të Lëkure këpucëve deri te transiti – Pejë (60,000.00€).
Gjatë këtyre vizitave zëvendësministrja e MPL-së dhe Kryetari i Komunës së Pejës kanë shprehur gadishmërinë e tyre për bashkëpunime të mëtutjeshme për avancimin e qeverisjes lokale dhe shërbimeve më të mira për qytetarët e Pejës.